Tirana ndahet tre në grupe, një seancë pritet të shpërndahet në 4 orë. Zbulohen rregullat për stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 18:00

Tirana ndahet tre në grupe, një seancë pritet të shpërndahet në 4 orë. Zbulohen rregullat për stërvitjen

Prej javësh Tirana pret dhe ëndërron titullin. Lojtarët në mënyrë individuale janë stërvitur, por nga e hëna pritet që skuadrat të nisin përgatitjen së bashku. Në pritje të protokollit zyrtar të federatës, bardheblutë kanë menduar një protokoll të tyrin. Nëse kthehen në fushën e lojës, lojtarët do të ndahen në dy ose tri grupe dhe ata do të stërviten me turne.tIRANA FESTA

Kështu, futbollistët do të jenë në fushë menjëherë sapo të përfundojë grupi tjetër. Në fillim do të punojë përgatitësi fizik i skuadrës. Më pas do të futet në lojë trajneri dhe ndihmës-trajneri i skuadrës që do të punojnë nga ana taktike. Llogaritet që stërvitja të shkojë katër orë të mira.

KONTAKTET – Të ndarë në grupe lojtarët do të shmangin kontaktet me grupin tjetër që largohet menjëherë nga “Skënder Halili”. Stërvitja në këtë formë do të zhvillohet ditët e para dhe më pas ekipi mund të stërvitet i plotë dhe i gjithi i grumbulluar. Ndërkaq, stafi ndihmës do të qëndrojë me maska e doreza. Uji si zakonisht është personalizuar, ndërsa dushet dhe dhomat e zhveshjeve dezinfektohen një herë në 3-4 ditë. Lojtarët nuk do të udhëtojnë veç e veç, por do të ndahen në grupe, me makina private. Nuk do të lejohen tifozë që të gjithë të jenë të sigurt.

MBIPESHA – Problemi kryesor në stërvitjen e Tiranës mbetet mbipesha. Lojtarët kanë qenë goxha të rrumbullakosur, por puna individuale e këtyre ditëve ka bërë që të kthehen në formë të mirë. Stafi po i monitoron të gjithë me kujdes që të mos ketë probleme në fillimin e stërvitjes së plotë.Tirana Xhafa

Për momentin shqetësimet fizike janë të pakta, ndërsa pritet që me rritjen e ngarkesës të ketë edhe ndonjë shqetësim të vogël. Stafi mund të vendosë që disa nga lojtarët e akademisë të stërviten te të rinjtë për të rralluar futbollistët në grup, që të ketë sa më pak kontakte dhe probabilitet të ulët për t’u infektuar. Bardheblutë kanë 58 ditë që nuk luajnë një ndeshje futbolli, por janë stërvitur në mënyrë individuale për të qenë gati në nisjen e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"