Tirana ndahet në ‘paqe’ me Kukësin, ndizet gara për në Europë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2016 | 18:35

Tirana ndahet në ‘paqe’ me Kukësin, ndizet gara për në Europë (VIDEO)

UPDATE/ Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim sfidën e vlefshme për Javën e 27 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e luajtur në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-1.

Muzaka kaloi bardheblutë në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Flores barazoi për Kukësin në minutën e 53′ të pjesës së dytë.

Në 45′ e dyta, Kukësi rriti presionin e lojës duke gjetur edhe golin e avantazhit, por ekipi i Ilir Dajës ishte pozicionuar mirë në fushë duke mos lejuar shumë hapsira për skuadrën mike.
tiranaPjesa e parë u mbyll 1-0 për bardheblutë. Goli i Muzakës në minutën e 18′ i dha avantazhin vendasve.

Në 45′ minutat e para Tirana u shfaq më kërkuese ndaj golit, ndërsa Kukësi rrezikoi në disa raste me kundërsulme, por pa konkretizuar para portës kundërshtare.

10484920_1678861319036650_5911448974416443493_n

Si Tirana ashtu edhe Kukësi janë në garë mes tyre për një vend në Europa League. Pas përfundimit të ndeshjes, pozicionet e tyre nuk ndryshojnë në tabelën e klasifikimit. Tirana mban vendin e 5 me 41 pikë, ndërsa Kukësi ruan vendin e 3 me 45 pikë.

Tirana – Kukësi 1-1
Golat: Muzaka 18’/ Flores 53′
Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Teqja, Deliaj, Hoxhallari, Karabeci, Malaj, Peçi, Muzaka, Fukui, El. Bakaj Trajner: Ilir Daja
Kukësi: Koliçi, Lladrovci, Malota, Shameti, Mici, Nika, Hasani, Musolli, Flores, Karioka, Emini Trajner: Klodian Duro

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"