“Tirana mund të kishte barazuar, e nisëm keq”, zv. trajneri Tetova: Do tentojmë deri në fund për Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 23:42

“Tirana mund të kishte barazuar, e nisëm keq”, zv. trajneri Tetova: Do tentojmë deri në fund për Europën

Zv. trajneri i Tiranës, Edlir Tetova ka folur për “Gol pas Goli” pas humbjes ndaj Teutës. Tetova është shprehur se bardheblutë e nisën keq ndeshjen, teksa shtoi më tej se me kalimin e minutave loja ndryshoi, ku është mund të kishin barazuar.

bandicam 2021-02-20 15-32-50-501

“Ndeshja filloi pak keq për ne, por me kalimin  e minutave ndryshuam. Në pjesën e dytë ishim ndryshe,. Me Muçin mund të kishim shënuar golin e barazimit. Me daljen e Hoxhallarit, na u bë më e vështirë dhe provuam të luajmë me topa të gjatë. Mungesat që sot ishim shumë të rëndësishme.

Ndeshjen e parë me Kukësin, morëm gol nga një episod tjetër. Nuk janë të ngjashme ndeshjet. Skuadra në linjën e mesfushës ishte më e ngjitur me mbrojtjen.

Europa? Ne do tentojmë maksimumin ndeshje pas ndeshje. 10 pikën janë shumë, por me rikthimin e lojtarëve mendoj se do ia dalim. Ndeshjet do i marrim një nga një.”, tha Tetova.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"