Tirana mori fitoren në fund ndaj Bylisit, Dovedan “gjyq” Jorgjit: Golat e bardhebluve të parregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 19:38

Tirana mori fitoren në fund ndaj Bylisit, Dovedan “gjyq” Jorgjit: Golat e bardhebluve të parregullt

Trajneri i Bylisit Veljko Dovedan u shpreh i indinjuar me gjykimin e Enea Jorgjit në sfidën kundër Tiranës, duke kontestuar dy golat e bardhebluve.

bandicam 2020-01-22 19-28-54-732

Për “Supersport”, tekniku boshnjak shprehet se ishte pakuptimtë për vazhdimin e lojës me 2 minuta të tepërta, kur arbitri i katërt akordoi 4 minuta shtesë. Dovedan konteston se faulli nga nisi aksioni i golit të Majkëll Ngossë u dha në mënyrë të gabuar pasi mbrojtësi Goxhaj nuk shkaktoi faull ndaj Idriz Bathës.

Dovedan hyri në fushë në të dyja rastet kur Tirana shënoi duke kritikuar arbitrin Enea Jorgji.

“Zhgënjimi nga humbja e ndeshjes në fund– Jam i kënaqur me lojën e skuadrës tonë, por jam i rrituar për mnyrën e golit të dytë. Goli është bërë në minutën e 96-ë, dhe arbitri dha 4 minuta shtesë. Nuk e kuptoj.

Kontestimet ndaj gjykimit të Jorgjit – Kam pretendimet e mia për faullin e Goxhajt sepse ka kërcyer  në rregull. Goli I dytë më është dukur si pozicion jashtë loje.

Mbrojtësi Goxhaj luajti shumicën e ndeshjes si sulmues – Kur Tirana kaloi në avantazh, shtyva Goxhajn përpara dhe vendosa Bicajn në prapavijë, sepse i di verlat e Goxhajt në fazën sulmuese. Kur morëm kartonin e kuq, e ktheva pas me 3 qendërmbrojtësa.

Goli i Ngosë – (Përkthen futbollisti i Bylisit Ditmar Bicaj) Trajneri thotë se është pozicion jashtë loje.

Goli i parë i Tiranës nga Elton Kalte – Te goli i parë, topi i marrë me dorë”, përfundon deklaratën trajneri i Bylisit Veljko Dovedan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"