Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions, shikoni si do zgjidhet stadiumi për ndeshje teke dhe çfarë ndodh në rast humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 11:08

Tirana mëson sot kundërshtarin në Champions, shikoni si do zgjidhet stadiumi për ndeshje teke dhe çfarë ndodh në rast humbje

Tirana do të mësojë ditën e sotme kundërshtarin për raundin e parë të Ligës së Kampioneve, pas ndarjes së vazove nga UEFA ditën e djeshme është zbuluar se një nga kundërshtarët e mundshëm të Tiranës do të jetë një skuadër mes, Astana (Kazakistan), Karabak (Azerbajxhan), Makabi Tel Aviv (Izrael) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji).

Shorti Champions

Shorti do të hidhet ditën e sotme, duke filluar nga ora 12:00. Të katërta skuadrat janë favorite në letër, por një sfidë me kampionen e Gjeorgjisë duket më e pranueshme që bardheblutë të shpresojnë për më tej.

Kujtojmë se skuadra që do të kalojë në fazën tjetër do të përcaktohet me ndeshje teke. Gjithashtu stadiumi ku do të luhen ndeshjet, gjithashtu do të zgjidhte me short. Ndërkohë që do përcaktohet çifti i skuadrave, emri i skuadrës së parë që do zgjidhet, do të thotë se do të jetë ajo skuadra pritëse.

117236312_893065337845135_9195485940227947151_n

Kështu do të vazhdojë për të gjitha ndeshjet. Ndeshjet e turit të parë do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ku do të ketë minuta shtesë dhe penallti nëse është e nevojshme. Fituesit do të kalojnë në raundin e dytë të Ligës së Kampioneve, ndërsa humbësit do të shkojnë në raundin e dytë kualifikues në Ligën e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"