Tirana, mesfusha streson Shehin/ Trajneri ka dy opsione për repartin e kritikuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 19:14

Tirana, mesfusha streson Shehin/ Trajneri ka dy opsione për repartin e kritikuar

“Duhet të jemi më të egër. Nuk mund të jemi aq të lehtë dhe të brishtë, sidomos kur kalojmë në avantazh dhe është hera e dytë që na ndodh. Nëse shënojmë gol dhe pësojmë është gabim. Në fillim duhet ta riparojmë në mendje dhe më pas në anën teknikotaktike”.

Orges Shehi

Pas ndeshjes me Egnatian, Orges Shehi ka kritikuar shumë skuadrën bardheblu. Trajneri u ka bërë të qartë 25 herë kampionëve se nuk toleron më asnjë gabim. Jo vetëm kaq, por Tirana duhet të ndryshojë dhe në sfidën me Kastriotin. Shehi duhet të fitojë medoemos dhe ndryshimet janë të pashmangshme. Situata është e vështirë në mesfushë.

DËSHTIMI – Limaj, Hoti dhe Totre nuk funksionojnë. Në dy ndeshjet e para është parë qartë se treshja nuk mund të luajnë bashkë. Jo vetëm kaq, por Limaj është larg portës së kundërshtarit. Në këto kushte kur skuadra duhet të ndërrojë 11-she. Lëvizjet më të mëdha pritet të bëhen në mesfushë, me Hotin dhe Totren që rrezikojnë të mos luajnë më titullarë.

ZGJDHJA – Filip Najdovski, lojtari i cili deri dje ishte në mbrojtje sot mund të transferohet në mesfushë. Lojtari pozicionin natyral ka mesfushorin shkatërrues dhe me shumë mundësi është një opsion për Shehin. Së bashku me Tolin mund të bëjnë një bllok të fortë para mbrojtjes, ndërsa Limaj të spostohet pas Ngosë. Lëvizja do të hapte vend për një qendërmbrojtës dhe Behiratçe do të kthehej titullar, ndërsa Toshevski në krahun e djathtë. Opsioni qëndron edhe me Totren në lojë dhe Tolin djathtas. Me shumë mundësi sulmi nuk ndryshon.

Tirana

ALTERNATIVA – Shehi ka mundësi t’i rikthehet skemës me tre mbrojtës ku mund të luajnë Behiratçe, Toshevski e Hoxhallari. Në mesfushë, Ismajlgeci, Najdovski, Limaj dhe Toli. Në sulm treshja Xhixha, Ngo dhe Seferi. Skuadra mund të jetë më e ekuilibruar, por duhet të jetë shumë e qartë në manovër dhe në mbulimin e fushës së lojës. Gjithsesi, Shehi do të punojë shumë gjatë javës për të parë formacionin më të mirë ndaj Kastriotit.

OLSI AVDIAJ – PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"