Tirana merr kreun e renditjes, Vllaznia thyhet në kryeqytet

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2017 | 11:02

Tirana merr kreun e renditjes, Vllaznia thyhet në kryeqytet

“Marshon” Tirana. Fiton me Vllazninë me rezultatin 94-83 dhe ngjitet 3 vende në renditje. Bardheblutë, pasi kanë thyer shkodranët dje pasdite në sallën sportive “Farie Hoti”, e shohin veten në vendin e parë. Ekipi kryeqytetas, pas atij suksesi në ligën ballkanike, ka siguruar një tjetër triumf, por këtë herë në…

“Marshon” Tirana. Fiton me Vllazninë me rezultatin 94-83 dhe ngjitet 3 vende në renditje. Bardheblutë, pasi kanë thyer shkodranët dje pasdite në sallën sportive “Farie Hoti”, e shohin veten në vendin e parë. Ekipi kryeqytetas, pas atij suksesi në ligën ballkanike, ka siguruar një tjetër triumf, por këtë herë në kampionat.

Basketboll-meshkuj-Sonte-Vllaznia-Tirana-në-RTSH

Kjo është ndeshja e 5-të për bardheblutë që zhvillon në harkun kohor të 10 ditëve me një bilanc në çdo dy ditë një ndeshje, duke arritur të marrë 4 fitore dhe ka humbur një në tavolinë. Kjo ndeshje është zhvilluar pa tifozë duke ditur që në ndeshjen e derbit kundër Partizanit skuadra e Tiranës u dënua nga komisioni i disiplinës me dy ndeshje pa tifozë.

Por, të pranishme kanë qenë 17 vajzat e ekipit tonë Kombëtar të basketbollit për femra që luajtën kundër Rusisë, ndoshta erdhën për të marrë pak eksperiencë duke ditur se në përbërje të dy skuadrave, si te Tirana dhe te Vllaznia, ka mjaft elementë cilësorë që mund të merret dhe eksperienca. Për sa i përket takimit, ka qenë një ndeshje mjaft e fortë, e bukur dhe plot rivalitet e surpriza.

Skuadra e Vllaznisë e ka nisur bukur duke triumfuar në periodën e parë 25-18. Por, dy pikët e para i shënojnë kryeqytetasit pas aksionit të bukur të Bërçkov dhe Karaj. Ndërsa surpriza e kësaj ndeshje ishte i riu Rakaj, që shënon trepikësh duke nisur dhe kryesimin e shkodranëve deri në fund të kësaj periode.

Në periodën e dytë kryeqytetasit e kërkojnë më shumë koshin dhe arrijnë që të ekuilibrojnë lojën duke e mbyllur periodën e dytë në barazimin 25-25. Është Bazit ai që shkëlqeu gjatë kësaj periode duke dhuruar spektaklin e koshave fantastikë. Ai vazhdimisht kërcen mbi koshin dhe fuqishëm e zhyt topin brenda rrjetës.

Në pushim skuadrat shkojnë me 7 pikë diferencë për miqtë nga Shkodra (43-50). Gjatë periodës së tretë Tirana e rrit së tepërmi lojën e saj dhe vijon të kryesojë gjatë gjithë 10-minutëshit të saj duke mbyllur në fitim, 20-18. Perioda e fundit, edhe pse ka pasur si shkëlqim dy të rinjtë shkodranë, Daniel Lekndreaj dhe Dod Lekndreajn, madje ky i fundit pati si tifoze personale vajzat e ekipit tonë Kombëtar, nuk ka arritur që ta fitojnë këtë periodë.

Tirana ka qenë absolute me shtatlartin Hysenagolli, një “mur betoni” i vërtetë. Kanë mbyllur periodën 31-15 dhe kanë vulosur fatin e kësaj ndeshjeje duke fituar, 94-83. Vetëm 3 minuta lojë ka pasur në dispozicion debutuesi amerikan, Kristofer Hill, duke realizuar vetëm 2 pikë nga gjuajtjet e lira. Ndërsa Ndoj ka plotësuar 5 gabimet duke lënë parketin.

ABDULLA DUSHKU






0 Komente Shfaq Komente Fshih komente

Shkruaj nje koment

www.minuta90.com