Tirana me sytë edhe “jashtë”, dy të huaj për bardheblutë në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 16:24

Tirana me sytë edhe “jashtë”, dy të huaj për bardheblutë në merkato

Tirana është përqendruar në tregun shqiptar për merkaton, por kjo nuk do të thotë që të huajve u kanë bërë dalje. Përkundrazi, drejtuesit kanë menduar që të bëjnë të paktën edhe dy afrime jashtë vendit. Të konfirmuar mund të konsiderohen sulmuesit Sentamu e Ngoo, si edhe mesfushori Maveje. Pjesë e ekipit është edhe Muguna, e megjithatë dyshimet për të ardhmen e tij sa vijnë edhe shtohen.

tirana

Pasi larguan Musën, në këtë rrugë është edhe keniani tjetër. Problem për të mbetet sigurisht kontrata, por nuk përjashtohet mundësia që t’i gjendjet ndonjë zgjidhje. Sakaq, përgjegjësit e merkatos mësohet se i kanë “piketuar” të huajt, por emrat mbeten mister për shkak të tratativave

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"