Tirana më shumë se një klub, donacione për fëmijët autikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2016 | 9:15

Tirana më shumë se një klub, donacione për fëmijët autikë

Nuk është e para herë që Tirana tregon se nuk është vetëm një ekip futbolli. Të shumta kanë qenë rastet kur lojtarët bardheblu janë bërë pjesë e kauzave madhore, duke dhënë kontribut. 12919639_1685722125017236_644764330167174961_nDhe sigurisht që nuk mund të linin në harresë edhe fëmijët autikë në ditën ndërkombëtare të autizmit. Një përfaqësi e klubit bardheblu, gjatë paradites së 2 marsit, u ka kushtuar afro 60 minuta fëmijëve të qendrës “Tiss”. 12495053_1685722301683885_1481803587005633667_nErando Karabeci, Gentjan Muça, Gjergji Muzaka, Grent Halili dhe Majkëll Peçi, në emër të të gjithë familjes bardheblu, kanë ndarë disa pako me dhurata, shumë buzëqeshje dhe fotografi për fëmijët në ditën e tyre.karabeci erando Nën moton “Mos i injoro shenjat e autizmit, zbuloje herët”, KF Tirana ka përcjellë një mesazh sensibilizimi. Megjithatë, klubi nuk e ka lënë me kaq. muzakaTë gjitha biletat që do të shihet për ndeshjen Tirana-Tërbuni do të shkojnë në formë donacioni për fëmijët autikë. mucaNë “Facebook”, klubi ka publikuar çmimet, ndërsa ka ftuar që të gjithë tifozët që të mos mungojnë në shkallët e stadiumit, pasi të gjitha paratë që do të grumbullohen këtë herë do të shkojnë për një kauzë realisht humane. muzaka gjergji“Në kuadër të ditës ndërkombëtare të autizmit, klubi ka vendosur të dhurojë të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave për Tirana-Tërbuni. Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu që të mbështesin ekipin, si dhe të kontribuojnë për një kauze humane”, shkruante klubi. Reagimi i “Fanatics” – Bojkoti vazhdon. 12512677_1685720801684035_5261695697775463158_nMadje këtë lajm e konfirmon vetë “Tirona Fanatics”, teksa me një postim sqaron se nuk do të jenë në stadium, por ndërkohë ata do të mbledhin fonde veçmas për t’u sensibilizuar. “‘Tirona Fanatics’ solidarizohen me ditën ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për autizmin. Sot (dje) dhe nesër (sot), te ‘Bar City Firm’ është hapur arka për mbledhjen e ndihmave që do të dhurohen për fëmijët autikë. Nesër (sot) ‘Tirona Fanatics’ nuk do të jenë në stadium, por në mënyrë të pavarur do t’i përkushtohen kësaj nisme. Ndihmo, bashkë me ‘Fanatics’ fëmijët autikë!”, shkruante grupimi në “Facebook”.

karabeci muzaka 12919639_1685722125017236_644764330167174961_n 12321690_1685722121683903_1813613586192649949_n 12439366_1685721595017289_932402296110596717_n muca karabeci erando 12932677_1685721508350631_8503046832077749628_n 12931178_1685721388350643_4166260971656789427_n 12936760_1685721071684008_7119497475343974882_n 600370_1685720791684036_7552891551438819060_n 12523942_1685720781684037_8359893520334825939_n tirana donacioni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"