Tirana më keq edhe se Luftëtari, Skënderbeu mbetet i pari. Ja ku renditen bardheblutë në klasifikimin e kontinentit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2020 | 15:38

Tirana më keq edhe se Luftëtari, Skënderbeu mbetet i pari. Ja ku renditen bardheblutë në klasifikimin e kontinentit

Tirana pritet që të ketë një short të vështirë në Europë këtë sezon. Pas shumë vitesh pushime dhe skemave që kanë ndryshuar bardheblutë do ta kenë pothuajse të pamundur të përballen me një skuadër të lehtë. Në renditjen e dhjetë viteve të fundit në ndeshjet europiane, Tirana është e shtata, ndonëse është skuadra që kryeson me meritë kampionatin shqiptar. Në bazë të kësaj renditjeje, bardheblutë gjenden në fundet e klasifikimit, e cila për nga renditja e ekipeve shqiptare është në vend të shtatë.tiranaa

I pari në këtë listë është Skënderbeu, i renditur i 243- ti, por me shtrëngimin që ka për të mos luajtur në Europë i bie të lërë vendin për ndjekëset. Në radhë renditen Kukësi, Partizani, Laçi, Teuta, Luftëtari dhe Tirana. Në këto kushte bardheblutë do ta kenë të vështirë, pasi ndonëse do të fitojnë një pikë nga titulli nuk do të dalin dot nga ekipet e vogla dhe që kundërshtar do të kenë skuadra të vështira europiane. Bardhebluve u kanë mbetur 10 ndeshje pa u luajtur nga sezoni aktual i Kategorisë Superiore, ndërkohë që kryesojnë me nëntë pikë kampionatin.skenderbeu-tirana

VENDIMET – Nëse futbolli shqiptar nuk do të nxjerrë verdiktet përfundimtare deri në datën 3 gusht, pra që të saktësojë ekipet që shkojnë në Europë nëpërmjet kampionatit dhe ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë, atëherë në kompeticionet europiane ekipet do të shkojnë në bazë të renditjes.

Kjo, bazuar në datën 3 gusht, pra që të saktësojë ekipet që shkojnë në Europë nëpërmjet kampionatit dhe ekipin fitues të Kupës së Shqipërisë, atëherë në kompeticionet europiane ekipet do të shkojnë në bazë të renditjes. Sido që të jetë, Tirana do të jetë e kualifikuara e madhe, pasi me shumë mundësi ajo është e kualifikuar edhe në Europa League.

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"