Tirana me katër sulmues për fitoren, Bylisi pak ndryshime. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat në sfidën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2020 | 8:40

Tirana me katër sulmues për fitoren, Bylisi pak ndryshime. Ja si pritet të rreshtohen skuadrat në sfidën e sotme

Tirana është gati për Bylisin. Bardheblutë mbyllën dje përgatitjet për sfidën e javës së 18-të. Me sa është kuptuar, formacioni i Tiranës për sfidën me Bylisin është vendosur. Lika, Doka, Vangjeli, Muça, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Ngo do të jenë 11 titullarët që do të luajnë. 

Tirana miqesore

Me një skemë klasike 4-2-3-1 bardheblutë do të luajnë në sulm me dyshen Ngo-Torasa. Në mbrojtje jashtë Osmani, ndërsa në mesfushë tanimë e ka humbur vendin e titullarit Erando Karabeci. Gjithsesi, skuadra në rikthimin e kampionatit do të ketë probleme të tjera. Skuadrës do t’i mungojnë dy lojtarë. Bëhet fjalë për Erjon Hoxhallarin, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, si dhe Edon Hasanin, që është i dëmtuar. Si njëri dhe tjetri humbasin sfidën e parë të fillimvitit kundër ballshiotëve.

tirana

Nga ana tjetër ballshiotët duket se do ta nisin pjesën e dytë të garës me thuajse të njëjtin formacion, ashtu sikurse edhe e kanë mbyllur vitin 2019. Kështu, trajneri Dovedan pritet që t’u besojë lojtarëve që çuan Bylisin në vend të dytë. Duke filluar që nga Hidi në portë, me Goxhajn, si shtyllë kryesore në mbrojtje, Peposhi e Ntepe nga krahët. Në mesfushë me Muratajn e Mëllugjën në qendër, ndërsa Guindo pritet që të jetë sërish lideri i ofensivës.

bylis

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"