Tirana me gjashtë mungesa në stërvitje, Torasa alarmon bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 14:15

Tirana me gjashtë mungesa në stërvitje, Torasa alarmon bardheblutë

Tirana është stërvitur dje me dy seanca në ditë, por problemi më i madh janë mungesat në grup. Mes lejeve, dëmtimeve dhe kombëtareve, skuadra ka shumë mungesa. Janë gjashtë lojtarë që edhe dje nuk dolën në stërvitje. Agustin Torasa, Ilion Lila, Dorian Kërçiku, Edon Hasani vazhdojnë të jenë të dëmtuar. Ernest Muçi është i grumbulluar nga kombëtarja e moshave. Me leje është edhe Gentian Muça.

tirana

TORASA

Problemi kryesor i Tiranës është Agustin Torasa. Mesfushori vuan një problem në kofshë të marrë që para javës së parë të kampionatit.

agustin torasa

Futbollisti nuk është stërvitur as dje në “Skënder Halili” në dy seancat stërvitore. Mjekët dyshojnë për një tërheqje në kofshë, çka do të sillte të paktën një muaj jashtë fushave. Për këtë qëllim Torasa dje ka bërë rezonancën manjetike dhe do të shihet nëse problemi është serioz apo jo.

TË TJERËT 

Ilion Lika nuk ishte në fushë, pasi ka një tërheqje në shpinë. Edon Hasani paradite kreu vetëm vrapime rreth fushës, ndërsa pasdite punoi në palestër. Hasani ka një problem te kofshët, por pritet që të jetë shumë shpejt në fushën e lojës. Edhe Dorian Kërçiku është duke punuar për të qenë gati për sfidën e radhës me Laçin.

tirana

 

STËRVITJA

Tirana është përgatitur si paradite dhe pasdite. Paradite skuadra mori ngarkesë fizike. Ekipi nuk preku top, por bëri vetëm ushtrime fizike, pas pushimeve të fundjavës së shkuar. Pas paradites, skuadra u paraqit sërish pasdite në fushën e lojës. Ishin vetëm 18 futbollistë për shkak të dëmtimeve dhe mungesave në fushë.

Me grupin ishin edhe Osmani e Vangjeli që një ditë më parë kishin munguar. Pasdite, Mema u mor me lojë dhe duke parë që në mëngjes e kishte ngarkuar skuadrën, seancën nuk e zgjati më shumë 80 minuta. Në fund të stërvitjes, dukshëm disa lojtarë ishin të ngarkuar dhe nga stafi mjekësor u ndërhy për të mos pasur dëmtime të rrezikshme.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"