Tirana me 3 shkatërrues, ja si pritet formacioni i bardhebluve ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 20:09

Tirana me 3 shkatërrues, ja si pritet formacioni i bardhebluve ndaj Teutës

Ende ka një stërvitje të fundit në dispozicion, bardheblutë duket se kanë vendosur se cilët lojtarë do të luajnë në sfidën me Teutën. Tetova dhe Jani kanë rreshtuar 11-shen që do të jetë titullare. Nga minuta e parë Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Behiratçe e Ismajlgeci, për herë të parë nga minuta e parë mbrojtësi i ardhur nga Italia.

Tirana stervitje

Mesfusha do të ketë ndryshimet më të mëdha. Trajnerët kanë vendosur që të luhet me tre shkatërrues. Toli, Batha dhe Çelhaka. Duke parë që në të njëjtën mënyrë luan edhe Teuta, Tirana do t’u përgjigjet me të njëjtën monedhë.

Sulmi është i thjeshtë për t’u gjetur me Kalenë, Muçin që do të sulmojnë nga krahët, ndërsa Seferi do të jetë qendërsulmues. Drejtuesit kanë provuar edhe lojtarë të tjerë, por si Vairinen dhe Giamfi nuk u kanë mbushur mendjen. Në dilemë trajnerët janë edhe Behiratçen që luan për herë të parë si titullar.

tirana formacioni

PARORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"