Tirana mbush “xhepat” nga merkatoja, oferta nga Zvicra dhe Belgjika për mesfushorin 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2017 | 22:08

Tirana mbush “xhepat” nga merkatoja, oferta nga Zvicra dhe Belgjika për mesfushorin 20-vjeçar

Ruben Akuah mbetet “pezull”. Pas shitjes së Merveilit, tashmë radha është pikërisht e ganezit. Lojtari 20-vjeçar mendohet që brenda pak ditësh do të shitet, duke i shtuar një shumë realisht të majme klubit të Tiranës. Osijeku mbetet ende opsion për të. Edhe pse “ylli” kongolez zgjodhi pikërisht Getafen, ata nuk kanë hequr dorë për mesfushorin.

Akuah Tirana

Por kroatët nuk janë të vetmit, pasi në lojë për shërbimet e tij janë edhe dy klube të tjera nga Belgjika dhe Zvicra. Emrat e ekipeve nuk bëhen të ditura, por burime të sigurta për “Panorama Sport” konfirmojnë se këto janë tri ofertat zyrtare që kanë mbërritur në klub.

Akuah

Shifrat janë të njëjta, të gjitha janë të gatshme që të japin 150 mijë euro për shitjen e tij dhe bardheblutë do të kenë të drejtën që të ruajnë 10% të vlerës së kartonit.

Tirana

Tashmë mbetet vetëm që drejtuesit bashkë me lojtarit të negociojnë për të bërë zgjedhjen e duhur, pasi qëllimi është që ta transferojnë në një kampionat prestigjioz, ku prej rishitjes mund të përfitojnë më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"