Tirana “manita” me bardheblutë e vegjël, kampionët e Shqipërisë mendojnë për Jang Bojsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2020 | 20:44

Tirana “manita” me bardheblutë e vegjël, kampionët e Shqipërisë mendojnë për Jang Bojsin

Tirana fitoi miqësoren brenda shtëpisë në “Selman Stërmasi” kundër bardhebluve të vegjël (Tirana U21).
119996447_2687649688157803_1490181717095291014_o

Skuadra e Emanuel Egbosë mposhti me rezultatin e thellë 5-1 ndaj 21-vjeçarëve të Tiranës.

Teksa kampionati është ndalur për shkak të bojkotit të presidentit të klubeve, kampionët e Shqipërisë vazhdojnë përgatitjet intensive për përballjen e raundit të “play-off” të Ligës së Europës me Jang Bojs në 1 tetor në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"