Tirana “mallkon” Moisenë, e dëbojnë nga… kombëtarja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2017 | 13:01

Tirana “mallkon” Moisenë, e dëbojnë nga… kombëtarja

E mbani mend Moise Nkounkoun? Pa kkush mund ta ketë harruar në fakt. Dhe më shumë se për atë që dha në fushë, do të kujtohet gjatë për “arratisjen” që bëri në fund të sezonit të kaluar. Ai zyrtarisht është pa ekip, por kjo s’e ka penguar që hera-herës të luajë me kombëtaren kongoleze. Megjithatë, jo gjithçka po shkon siç duhet për 21-vjeçarin.

moise

Dhe “mallkimi” i bardhebluve do ta përndjekë jo pak. Ai, dy ditë më parë, është dëbuar nga grumbullimi i përfaqësueses së Kongos për thyerje disipline. Shkaqet mbeten ende një mister, por nga sa komunikojnë vetë mediat vendëse, Moise dhe një tjetër lojtar i kësaj kombëtareje e kanë pë- suar pas vendimit të prerë të dhënë nga trajneri i tyre. Mesfushori ishte pjesë e listës së lojtarëve të thirrur për miqë- soren kundër Beninit, por tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta ndjekë nga TV-ja.

Që pasi u zhduk nga Shqipëria, asgjë nuk i ka shkuar siç duhet mesfushorit. Jo vetëm që nuk ka të drejtë të luajë futboll, por i kanë “hequr vizën” edhe nga kombëtarja.

DËMSHPËRBLIMI

Sakaq, te Tirana janë ende në pritje të dëmshpërblimit. Ai nuk ka respektuar kontratën dhe kjo do t’i kushtojë 100 mijë euro gjobë. Ai ka marrëveshje me bardheblutë edhe për këtë vit futbollistik (2017-2018), megjithatë, momentalisht vetëm letrat e mbajnë lidhur me klubin më të titulluar, pasi fizikisht u bënë mbi 6 muaj që nuk shkel në tokë shqiptare.

Moise

Drejtuesit kryeqytetas kanë ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të “bllokuar” 21-vjeçarin, ndërsa kanë ankimuar në FIFA, UEFA dhe njëherësh kanë njoftuar Federatën e Futbollit në Kongo për mosrespektimin e marrëveshjes së firmosur në verën e 2016-ës. Ai nuk mund të federohet me asnjë ekip profesionist, pasi në të kundërt do të jetë i detyruar që të dëmshpërblejë Tiranën. Maksimumi që ai mund të bëjë është që të luajë në nivele amatore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"