Tirana luan titullin, Vllaznia për t’iu larguar zonës së ftohtë. Ja arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 8:35

Tirana luan titullin, Vllaznia për t’iu larguar zonës së ftohtë. Ja arbitrat që do të gjykojnë ndeshjen sotme

Enea Jorgji, Rejdi Avdo, Emigres Ganxhi do të jenë tre gjyqtarët e sfidës Tirana-Vllaznia, që luhet sot në orën 17:00.rejdi avdo enea jorgji ridigert cokaj

Disenjatori i gjyqtarëve, Sokol Jareci, klasiken e Shqipërisë ia ka besuar dy gjyqtarëve më të mirë me stemën e FIFA-s, kryesorit Enea Jorgji dhe anësorit Rejdi Avdo.

Anësori i dytë në këtë sfidë është Ganxhi, nga Elbasani. Kujtojmë se Jorgji ka gjykuar ndeshjen e parë në Shkodër, me kuqeblutë që shpërthyen në akuza për elbasanlliun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"