Tirana luan me më të mirët ndaj Bylisit, Egbo “skicon” formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 11:38

Tirana luan me më të mirët ndaj Bylisit, Egbo “skicon” formacionin

Tirana kërkon të kualifikohet në Kupën e Shqipërisë që në sfidën e parë gjysmëfinale kundër Bylisit. Për këtë qëllim, Emanuel Egbo do të hedhë në fushën e lojës futbollistët më të mirë në dispozicion.TIRANA NDESHJA

Nga minuta e parë do të luajnë që nga Lika deri te Torasa. I vetmi titullar i cili nuk do të jetë në fushë është Majkëll Ngoja. Lojtari është lënë në Tiranë. Në vend të tij, Ismael Dunga, që ka shansin e madh për të treguar veten në fushën e lojës dhe për të shënuar gola.

Skuadra ka udhëtuar që dje drejt Fierit ku ka kaluar natën, ndërsa vetëm pak orë para sfidës me Bylisin që luhet në 17:45 do të spostohet në Ballsh. Kujtojmë se Tirana në dy ndeshjet që ka luajtur këtë sezon në fushën e Ballshit ka fituar dhe humbur 3-1.

ti

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"