Tirana luan 5 ndeshje në transfertë, kalendari kundër bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 23:31

Tirana luan 5 ndeshje në transfertë, kalendari kundër bardhebluve

Tiranën nuk e favorizon kalendari. Veç korçarëve me të cilët barazuan të shtunën, Tirana do të luajë në transfertë si me Kukësin dhe Teutën. Në 9 javë pret vetëm Vllazninë, Kastriotin, Laçin dhe kampionatin e mbaron me Skënderbeun në shtëpi. Pesë ndeshje të tjera i ka jashtë.

Tirana festa

Gjithsesi, ky nuk është ndonjë problem i madh, sepse vetëm në 11 javë bardheblutë, brenda apo jashtë kanë rikuperuar nëntë pikë nga vendi i parë, duke njohur shumë pak humbje, në derbi, me Teutën dhe Kukësin. Gjatë erës “Shehi” skuadra ka stabilitet, ndonëse nuk ka një lojtar si Muçi që shënonte.

Nëse Tirana ia del në tri sfidat e radhës të marrë pikë të plota, është e sigurt që bardheblutë projektohen për lart në renditje. Edhe këtë sezon filozofia në skuadër është vetëm takimi i radhës. Sezonin e shkuar bardheblutë grumbulluan 40 pikë në 14 takime, me 13 fitore e një barazim, si rrallëherë ndonjë skuadër në Shqipëri këto vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"