“Tirana luajti shumë mirë”, Brdariç pas humbjes: Te Vllaznia nuk flasim për titull, vjet ishim për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 23:43

“Tirana luajti shumë mirë”, Brdariç pas humbjes: Te Vllaznia nuk flasim për titull, vjet ishim për mbijetesë

Vllaznia u mposht ditën e sotme nga Tirana në shtëpi, në një ndeshje ku shkodranët nuk u shfaqën shumë kërkues, ashtu siç i kemi parë herët e tjera. Pas ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç u shpreh se Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi mundësitë që kishte.

bandicam 2021-02-27 15-28-57-241

“Problemi në ndeshjen e sotme, ishte që pas golit të shënuar ne e pësuam direkt dhe kjo na i ndërlikoi situatën. Ne dëshironim ta fitonim ndeshjen e sotme. Situata nuk është e mirë për ne. Ne jemi një ekip, me 11 lojtarë në fushë dhe mund të bënim edhe ndryshime, por Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e tyre. Kur humbet ndeshjen, asnjëherë nuk është mirë. Ë njëjta gjë edhe sot. Ne jemi në një fazë të kampionatit. Duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të përpiqemi të rregullojmë gjithçka në të ardhmen.

1 fitore në 6 ndeshjet e fundit? Këtu nuk flet askush për titullin, pasi një sezon më parë ishin për mbijetesë dhe tani shumë shpejt jemi në krye të renditjes. Unë nuk do i kritikoj lojtarët e mi.”, tha Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"