Tirana, leksion merkatoje nga… Kategoria e Parë. Lojtarët nga Afrika po bindin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 20:15

Tirana, leksion merkatoje nga… Kategoria e Parë. Lojtarët nga Afrika po bindin

A të që nuk po e bën dot Kategoria Su periore, po e realizon me sukses Tirana e Kategorisë së Parë. Përjashto Skënderbeun (që gjithashtu dështoi me Nesporin) që ka “goditur” me Souenë, pothuajse që të gjitha klubet e tjera nuk kanë nxjerrë asgjë në “dritë” nga blerjet e bëra në merkato. Dhe këtu u referohemi të huajve.

Te kryeqytetasit gjatë verës afruan 5 të tillë dhe 4 prej tyre jo vetëm që u ingranuan menjëherë dhe u kthyen në titullarë të padiskutueshëm, por po bëjnë edhe diferencën. As Hardi Binguila nuk mund të quhet “bast” i humbur, pasi ende nuk e ka treguar veten prej dëmtimit misterioz. Në këtë formë, bardheblutë, edhe pse ranë një kategori më poshtë, po i japin “leksione” Partizanit që ngeci me Herrerën, Kukësit me Alijevin, Vllaznisë me Atsinën, Luftë- tarit me Nunez apo Teutës me Osemenen.

tirana

AFRIKANËT – Jo rrallëherë ka ndodhur që merkatoja e Tiranës të rezultojë një dështim. Pritje e stërzgjatur për të parë “shkëlqimin” e blerjeve të reja, por fundi ka qenë gjithnjë i hidhur. Por këtë herë i ka dalë mirë dhe sidomos me afrikanët. Edhe pse vjet u kritikuan shumë, në fund dolën fitimtarë, sidomos financiarisht.

Nga shitja e Merveilit dhe Akuasë arkëtuan jo pak, por 650 mijë euro. Nga kjo strategji nuk hoqën dorë dhe deri më tani janë në rrugën e duhur. Nuk e dimë se si do të vazhdojnë, por duhet thënë që Uellsion, Maveje, Sentamu dhe Ngoo kanë përligjur besimin e stafit dhe investimin e klubit.

LOJTARËT – Të shumtë ishin skeptikët për të, por Uellison Olivera është zyrtarisht lojtari më me shumë minuta te Tirana. Për të përforcuar ecurinë e tij të mirë, mjafton të kujtojmë sa gola ka pësuar ekipi deri më tani në të gjitha kompeticionet. Në 13 ndeshje në total ka marrë vetëm 3 gola dhe meritë për këtë sigurisht që ka edhe braziliani, i cili është afrimi ekskluziv i Ze Marias. Dhe sigurisht që kreditet iu rritën pas atij goli që i shënoi Vllaznisë. Pas nuk mbetet as Toni Maveje, i cili u përshtat më së miri në qendër të mesfushës, duke i dhënë më shumë frymëmarrje këtij reparti. E tregoi veten në finalen e Superkupës kundër Kukësit, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.

afrikanet tirana

Por nuk e la me kaq, pasi e nderoi ekipin ndaj Ilirisë, në startin e sezonit, me atë gol me vlerë trepikëshe. Për Junus Sentamunë nuk ka vend për shumë fjalë, pasi golat flasin për të. Ndoshta jo gjithnjë perfekt në atë çka bën në fushë, por kur vjen puna tek efektiviteti para porte, ai ua mbyll “gojën” të gjithëve. Ka realizuar 6 gola deri më tani dhe është zyrtarisht shënuesi më i mirë i Tiranës. I fundit, por jo nga rëndësia, është Majkëll Ngoo. Kushdo që e ka parë në fushë me fanellën bardheblu ka thënë që, më së shumti, mund t’i ngjajë një lojtari të NBA-së.

Por, gjiganti anglez, përtej 3 golave të shënuar në këtë fazë të parë, dëshmoi klas kundër Vllaznisë për Kupën e Shqipërisë. Futja e tij në fushë bëri diferencën dhe i mjaftoi ai inkursion në krahun e majtë që të “shtangte” gjithë stadiumin dhe jepte atë asist perfekt, që Greca e shndërroi në gol.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"