Tirana kujtohet për Dejan Karan vetëm pas intervistës në gazetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 15:23

Tirana kujtohet për Dejan Karan vetëm pas intervistës në gazetë

Dejan Karan do përfitojë paratë e padhëna nga Tirana falë gazetës “Panorama Sport”. Klubi bardheblu që po bëhet gjithmonë e më qesharak në sytë e opinionit dhe tifozëve, dje pasi ka lexuar intervistën e mbrojtësit serb në gazetë, ka kontaktuar me futbollistin dhe i ka thënë që të marrë shumën që i kanë borxh. Në një intervistë për gazetën, Karan rrëfen atë çfarë ka ndodhur dje mes tij dhe klubit duke zbuluar edhe një herë mungesën e korrektesës nga ana e bardhebluve.

karan

Pas intervistës që dhatë për gazetën, klubi ka dalë me një deklaratë ku thuhet se ata ju kanë telefonuar për t’ju likuiduar paratë që ju detyrohen. Si është e vërteta, pasi një ditë më parë thatë se askush nuk ju ka telefonuar?

Deri dje (e premte, 8 korrik) askush nuk më kishte lajmëruar. Sot (dje) më kanë telefonuar nga klubi i Tiranës për paratë që më kanë, ndërsa për nënshkrim kontrate të re nuk më kanë thënë gjë. Gjithsesi, unë ende nuk i kam marrë paratë e mia.

Klubi në qëndrimin e tij ka bërë të qartë se ju nuk jeni në planet e Tiranës së sezonit të ri, për shkak të dëmtimeve të shumta që keni pasur në edicionin e shkuar. Nuk ua komunikuan këtë?

Nuk ka problem, është opinioni i tyre dhe unë e respektoj atë.

Do të vini në Shqipëri t’i merrni paratë apo prisni që t’jua hedhin në llogarinë bankare?

Në këtë moment, nuk e di se cila rrugë është më e mirë për ta kryer këtë veprim. Shpresoj që ne të gjejmë një zgjidhje normale dhe të pranueshme nga të dy palët dhe gjithçka të mbyllet në mënyrë miqësore.

Intervista që dhatë te “Panorama Sport” me sa duket ka pasur ndikim, pasi ju paskan thirrur për të marrë paratë tuaja…

Fillimisht, para se të largohesha, patëm rënë dakord që të më paguanin dhe më pas të hynim në bisedime për nënshkrimin e një kontrate të re. Ndërsa tani ata nuk më duan. Kjo është një situatë e re për mua, por nuk ka asnjë problem. Gjithsesi, rëndësi ka që unë do të marrë paratë e mia.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"