Tirana konfirmon ndeshjen me Kukësin në Korçë, eviton reagimin për dënimin e dy titullarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 19:54

Tirana konfirmon ndeshjen me Kukësin në Korçë, eviton reagimin për dënimin e dy titullarëve

Tirana ka konfirmuar zhvillimin e ndeshjes së parë të kampionatit me Kukësin në stadiumin e “Skënderbeut” ditën e mërkurë, ora 13:45.
MUCI TIRANA
Në njoftimin në faqen zyrtare, kampionët në fuqi të Shqipërisë nuk kanë shprehur qëndrim për përjashtimin me 4 ndeshje të dy titullarëve: kapitenit Idriz Batha dhe argjentinasit Agustin Torasa. Të dy lojtarët u penalizuan sot nga Komisioni i Disiplinës për shkak të sjelljeve antisportive ndaj zyrtarit të një takimi miqësor.

Për shkak terrenit të amortizuar të “Air Albania” dhe “Selman Stërmasit”, u vendos që takimi mes kampionëve dhe nënkampionëve të Shqipërisë të luhet në Korçë.

NJOFTIMI I TIRANËS

“E mërkura e datës 4/11/2020 shënon fundin e pritjes dhe fillimin e Kampionatit të Kategorisë Superiore për sezonin 2020-2021. Në orën 13:45, në stadiumin “Skënderbeu” në Korcë, bardheblutë do të prekin fushën në një përballje me FK Kukësin, duke nisur kështu rrugëtimin e shumëpritur. Ndeshja do të luhet me dyer të mbyllura për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, por ne shpresojmë për një rikthim sa më të shpejtë të tifozëve në shkallët e stadiumit.

Sezon i ri, sfida të reja, objektiva të njëjtë! #forcatirona”.

TIRANA

Tronditet Tirana, Disiplina dënon Bathën e Torasën para ndeshjes me Kukësin se u sollën keq në… miqësore


Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, ja në cilin stadium do të zhvillohet supersfida Tirana-Kukësi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"