Tirana kërkon titullin për 100-vjetorin, zbulohet premioja e majme e presidentit Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2020 | 9:03

Tirana kërkon titullin për 100-vjetorin, zbulohet premioja e majme e presidentit Halili

Lojtarët dhe stafi i Tiranës mbushin xhepat nëse ia dalin që të fitojnë titullin kampion. Në shumicën e kontratave dhe ato që ka premtuar presidenti Refik Halili, të gjithë do të shpërblehen nga 15 deri në 30 për qind të kontratës nëse pas 11 vitesh sjellin titullin këtë kampionat. 

refik halili

Minimalja është që skuadra në masë të marrë të paktën 15 për qind më shumë para, por ka disa lojtarë që marrin edhe një të tretën e kontratës nëse plotësojnë dëshirën e tifozëve bardheblu. Presidenti Refik Halili ua ka bërë të qartë se nëse e arrijnë këtë objektiv, do të marrin atë që u takon.

Ndërkaq, lojtarët me tri fitoret në ndeshjet e fundit të kampionatit i shpëtuan edhe gjobës së madhe si dhe qëndruan në ekip. Më e titulluara në Shqipëri, Tirana, feston sivjet 100-vjetorin e themelimit dhe njëkohësisht duke hyrë në vitin jubilar. I themeluar në datën 15 gusht të vitit 1920, klubi bardheblu ka ndryshuar disa herë emrin gjatë historisë, megjithatë sukseset kanë qenë të shumta për ta.

refik halili

Në vitet e fundit, Tirana e ka humbur jo pak shkëlqimin e saj, duke rënë edhe nga kategoria, e madje rrezikoi shumë edhe sezonin e shkuar. Drejtuesit e klubit bardheblu po punojnë që në 100-vjetor të rikthehen te trofetë, por duke premtuar edhe shumë para…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"