Tirana kërkon qendërsulmues, por bisedimet me Shkurtajn nuk shkojnë siç pritej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2022 | 21:25

Tirana kërkon qendërsulmues, por bisedimet me Shkurtajn nuk shkojnë siç pritej

Tirana duket se ka mbyllur bisedat me Vasil Shkurtajn dhe për momentin ai nuk është në planet e bardhebluve. Kampionët e Shqipërisë po ngurrojnë për të firmosur me shtatlartin për shkak të sezonit të fundit dhe moshës, por ende nuk është mbyllur asgjë.

Shkurtaj

Thjesht Tirana po kërkon të gjejë një sulmues që i mbush mendjen dhe ka ngrirë tratativat me Vasilin. Ish-sulmuesi i Kukësit mbylli kontratën me verilindorët me shpresën për të vijuar karrierën jashtë vendit, por mund të bëjë një prapakthehu dhe të luajë sërish në Shqipëri. 30-vjeçari shihej si lojtari ideal për të zëvendësuar largimin e Majkëll Ngosë dhe Devid de Silvës, të cilët lënë një boshllëk jo të vogël në majën e sulmit.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet, sepse dëshira e Shkurtajt është e madhe, ndërsa mundësia më e madhe është që të veshë fanellën bardheblu. Sezonin e fundit Shkurtaj luajti 9 takime dhe shënoi një gol me fanellën e Kukësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"