Tirana kërkon një përgatitës atletik, shqyrtohen disa CV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 11:07

Tirana kërkon një përgatitës atletik, shqyrtohen disa CV

Ze Maria u afrua te kryeqytetasit me një ndihmëstrajner dhe me një përgatitës atletik. Posti i këtij të fundit është edhe më i domosdoshmi që të zëvendësohet sa më shpejt te kryeqytetasit. Tirana është në kërkim të një individi që të mund të marrë përsipër përgatitjen atletike të skuadrës në funksion të filozofisë dhe ideve të punës që ka trajneri Mema.

ardian mema

Gazeta “Panorama Sport” mëson se klubi kryeqytetas është duke shqyrtuar disa CV, në mënyrë që zgjedhja që do të bëhet, të jetë në të mirë të ekipit për pjesën e mbetur të sezonit dhe trajneri të ketë në krah një punonjës profesionist të gatshëm për t’u shërbyer qëllimeve dhe objektivave që ka klubi 24 herë kampion për pjesën e mbetur të sezonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"