Tirana kërkon një përforcim “Big”, futbollisti i Kombëtares gjithnjë e më pranë kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 14:42

Tirana kërkon një përforcim “Big”, futbollisti i Kombëtares gjithnjë e më pranë kampionëve

Padova e Arlind Ajetit qëndron në Serinë C, Palermo kalon në Serinë B, ndërsa Tirana ëndërron yllin e Kombëtares.

arlind ajeti

Kështu, edhe në sfidën e dytë mes dy skuadrave italiane fiton Palermo 1- 0 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-0, ngjitet në B.

Ky rezultat bën që të shpresojë Tirana që e do mbrojtësin në ekip.

Arlind Ajeti është mbrojtësi në bisedime me ekipin e Tiranës dhe që pritet të firmosë në vazhdim, nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Aktualisht, te Padova, ku luan në Serinë C, ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar.

Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit.

Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë akord përfundimtar, teksa lojtari është në aktivitet në Serinë C me Padovën.

Burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se lojtari është shumë pranë firmës me bardheblutë, ndërsa pas Hasanit, ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi.

Lojtari ka luajtur me Padovën 26 takime këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"