Tirana kërkon mbrojtësin shqiptar, ofron mijëra euro për të blerë kartonin e 20-vjeçarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 17:31

Tirana kërkon mbrojtësin shqiptar, ofron mijëra euro për të blerë kartonin e 20-vjeçarit

Tirana duket se është vënë pas një tjetër futbollisti shqiptar nga Maqedonia. Pasi nënshkroi me Sedat Berishën, bardheblutë po ndjekin mbrojtësin e Rabotniçkit, Nehar Sadiki. Siç raporton “infosport.mk”, për kartonin e 20-vjeçarit, Tirana është gati të japë edhe 15-25 mijë euro.

nehar sadiki

Nehar Sadiki ka është pjesë e Rabotniçkit që nga vera e vitit 2016, dhe ka zhvilluar 41 ndeshje, e mes tyre ka shënuar edhe 3 gola. Momentalisht, luan edhe për ekipin Shpresa të Maqedonisë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"