Tirana kërkon 400 mijë euro për Ismajlgecin, ja cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2021 | 19:01

Tirana kërkon 400 mijë euro për Ismajlgecin, ja cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit bardheblu

Te Tirana me shumë mundësi kanë mbyllur largimet. Edhe pse është përfolur për një largim të mundshëm të Marsel Ismajlgecit, duket se lojtari me shumë mundësi nuk largohet nga bardheblutë. Ofertat nuk kanë qenë të duhurat, ndërsa nga ana tjetër Tirana kërkon të paktën 400 mijë euro.

Ismailgeci

Në kushtet kur Ismajlgeci nuk shitet do të qëndrojë te Tirana deri në janar. Gjatë ndeshjeve të Kombëtares, Marseli do të ndiqet nga shumë skuadra që duan të blejnë kartonin e lojtarit bardheblu. Marsel Ismajlgeci, mbrojtësi i majtë i Tiranës, është optimist për rrugëtimin e kësaj skuadre.

“Gjithmonë është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ftohesh nga Kombëtarja U-21. Gjendja e skuadrës është shumë mirë momentalisht. Presim edhe 2- 3 lojtarë të tjerë të na bashkohen dhe besoj se do të bëjmë një punë të mirë. Ne shpresojmë që këto eliminatore të arrijmë një sukses të madh duke kaluar në raundin final të Kampionatit Europian”, u shpreh Ismajlgeci.

ismajlgeci

BORXHET – Tirana është duke mbyllur me sukses dy operacione. Bëhet fjalë për dhënien borxh të lojtarëve si Omar Musaj dhe Andri Stafa. Klubi i Erzenit konfirmoi se Musaj do të kalojë te skuadra shijakase.

Nga ana tjetër, Andri Stafa me shumë mundësi shkon te Burreli në formë huaje për një sezon. Lëvizja është kryer që lojtarët të mos qëndrojnë pa luajtur, sepse mundësitë e Tiranës për t’u dhënë minuta janë shumë të pakta. Në këto kushte dy lojtarët janë lënë të lirë të shohin fatin e tyre diku tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"