Tirana kërkoi që ndeshjet t’i luajë në të njëjtën ditë dhe orar me Kukësin, FSHF-ja merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 8:34

Tirana kërkoi që ndeshjet t’i luajë në të njëjtën ditë dhe orar me Kukësin, FSHF-ja merr vendimin

Refuzohet kërkesa e Tiranës për të luajtur ndeshjet në një ditë dhe në një orë me Kukësin. FSHF dje i ktheu përgjigje bardhebluve, duke i njoftuar se është e pamundur të realizohet kërkesa e Tiranës, sepse kalendari tani është miratuar dhe është e pamundur që ndryshohet.tirana kukesi

Tirana një ditë më parë i kërkoi federatës, që ndeshjet e saj t’i luajë në një ditë dhe një orë me Kukësin. Pas uljes së diferencës në gjashtë pikë me Kukësin, Tirana i dorëzoi FSHF-së një shkresë ku kërkon që katër takimet e mbetura të saj t’i luajë në një orë dhe një ditë me verilindorët.

Kështu, Tirana luan të premten me Partizanin derbin e radhës, ndërsa Kukësi luan të shtunën me Teutën. Bardheblutë donin që si sfida Partizani-Tirana dhe Kukësi-Teuta të luheshin në orën 20:45 të premten ose të shtunën. Një gjë e tillë është refuzuar nga federata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"