Tirana, kampione e ndeshjeve në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2016 | 9:34

Tirana, kampione e ndeshjeve në transfertë

Tirana është skuadra kampione e transfertave. Ekipi i Ilir Dajës që në fillim e nisi me Shkëlqim Muçën në krye, numëron 21 pikë të grumbulluara në ndeshjet jashtë fushe.tirana Më shumë se çdo ekip tjetër. Ndër ekipit që u afrohet bardhebluve në këtë klasifikim është Partizani, që ka një barazim më pak dhe për pasojë vetëm një pikë minus. Skuadra 24 herë kampione numëron gjashtë fitore dhe tri barazime.

Derbi i fazës së parë dhe humbja në Korçë po në këtë fazë, janë dy humbjet e vetme që kanë koleksionuar kryeqytetasit jashtë fushës së tyre. Së fundmi, kjo skuadër numëron pesë fitore radhazi në transfertë.

Me afrimin e trajnerit Daja, kjo skuadër ka fituar peshën dhe tagrin për të hyrë si e barabartë në çdo fushë dhe tashmë që është rikthyer edhe Gjergji Muzaka, apo me afrimin e brazilianëve në merkato, mund të thuhet që kjo skuadër ka rritur edhe mundësitë e vet trajnerit për të zgjedhur.

Pavarësisht se ndërhyrjet kanë qenë të pakta, funksionimi i mirë i ekipit, bën që trajneri të rezultojë i suksesshëm edhe me këtë organikë. Zotësia dhe puna e tij në stërvitje dhe në zgjedhjet që bën, ka bërë që shpeshherë të mbulojë edhe boshllëqet në organikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"