Tirana ka si qëllim ta shesë në këtë merkato, por lojtari që shkëlqeu sezonin e fundit nuk duket në horizont

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 14:13

Tirana ka si qëllim ta shesë në këtë merkato, por lojtari që shkëlqeu sezonin e fundit nuk duket në horizont

Uinful Kobina nuk duket në horizont. Edhe dje mesfushori nuk ishte i pranishëm në stërvitjen e Tiranës.

kobinah

Lojtari ka marrë leje, por u bë data 15 dhe akoma nuk është kthyer në Shqipëri. Me planin e vjetër duhet të kishte filluar kampionati dhe Kobina do të kishte humbur javën e parë.

Kobina është një nga lojtarët, i cili përflitet se do të shitet nga Tirana, nëse skuadra nuk kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë kanë si qëllim këtë fillim vjeshte kualifikimin në grupet e Europa League dhe shitjen e dyshes Muçi-Kobina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"