“Tirana ka marrë çfarë i ka dalë në rrugë”, Sejdini “skanon” Superioren: Bardheblutë zgjedhje partizançe, Vllaznia për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 20:42

“Tirana ka marrë çfarë i ka dalë në rrugë”, Sejdini “skanon” Superioren: Bardheblutë zgjedhje partizançe, Vllaznia për mbijetesë

Kategoria Superiore do të rifillojë ditën e nesër, pas ndërprerjes për shkak të tragjedisë së tërmetit, ku u regjistruan 51 viktima, teksa do të luhet java e 14-të.

Kategoria Superiore

Pas 13 javësh të luajtura, kryeson Partizani i Franko Lerdës, me diferencë +4 nga ndjekësit e Kukësit, ndërkohë që Flamurtari dhe Luftëtari janë 2 skuadrat më të rrezikuara për të rënë nga kategoria.

Në një prononcim për “RTSH Sport”, trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini, ka bërë një analizë për sa i përket ecurisë të të gjithë skuadrave, duke dhënë një opinion të përgjithshëm për secilën prej tyre, nga kreu deri në vendin e fundit.

faruk sejdini

PARTIZANI- Dihet që është pretendenti kryesor për titullin, për faktin që më duket ekipi më i organizuar në përgjithësi me strukturat e veta. Është e natyrshme që vuajti deri në këto momente, ndoshta edhe pak do vazhdojë të vuajë, për shkak të ndryshimit të trajnerit. Akoma nuk po gjendet emëruesi i përbashkët i të gjithë lojtarëve, se sigurisht mentalitetit tjetër do një farë kohë që të përshtatet.

KUKËSI- Ka një ekip shumë të mirë, mos harrojmë që ka 3-4 lojtarë sulmues që janë ndër më të mirët në Shqipëri. Kukësi ka një difekt, përderi sa nuk ka strehë, nuk ka shtëpi, do ta vuajë këtë. Çedon nga kjo anë. Mendoj që rivalë Kukësi dhe Partizani do të jenë.

BYLIS- Unë kam qenë trajner në Ballsh. Kanë një president karizmatik. Me mundësitë e veta dhe me qytetin e vogël që ka organizohet shumë mirë. Unë do të thoja që Bylisi do të jetë një kockë e fortë.

SKËNDERBEU- Po bën shumë mirë, është meritë edhe po e mbylli kampionatin në vend të 5-të. Ana psikologjike te Skënderbeu, është shumë e vështirë që ta mbash. Po punon shumë mirë dhe meriton një bravo të madhe.

LAÇI- Trajneri i ri, merr frutet e trajnerit të parë. Laçi nuk ka ndryshuar, përgatitja fizike që ka bërë diku në verë, tani po e reflekton. Është një ekip që pritej që të rritej.

TIRANA- Ka kompozuar ekipin keq. Ka marrë çfarë i ka dalë në rrugë. Nuk ka bërë një bilanc, që duhen kaq lojtarë dhe të bënte një paralelizëm në zgjedhjen e lojtarëve. Tirana ka bërë zgjedhje partizançe. Kjo është arsyeja pse Tirana nuk ka stabilitet në formacion dhe në mënyrën e lojës. Ndoshta Ahmataj do të fusë shkollën dinamovite dhe do të bëjë diçka më të bukur.

bandicam 2019-12-06 17-42-30-557

TEUTA- Traumën më të madhe në këtë post tërmet e kanë pasur durrsakët. Teuta do ta ndjekë pakmë shumë këtë gjendje. Është ekip me lojtarë të një niveli, nuk ka shumë yje, por është shumë mirë e organizuar. Ka një trajner me mentalitet dhe të vjetër dhe të ri.

VLLAZNIA – Të gjitha ekipet e ashtëquajtura të Bashkisë, do të kenë problem. Është e të gjithëve, s’ështe e askujt. Besoj që Vllaznia këtë e vuan. Tashmë është eksperiencë kjo, që këto ekipe kështu shkojnë. Vllaznia ka për të luajtur për vendin e 8-të, plus problemeve që ka brenda.

LUFTËTARI – Është një ekip i ccuditshëm. Kur zgjohet është si ata: “Kur më shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur”. Del nxjerr kokën nganjëherë dhe më pas fundoset. Luftëtari është ekip pa taban. Pa themele.

FLAMURTARI- Së bashku me Luftëtarin janë pretendentët kryesorë për të rënë nga kategoria. Megjithatë kjo nuk i bën mirë futbollin. Ekipet që bien shpejt e prishin garë. Kështu që çedon kampionati.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"