Tirana, ka alarm mungesash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2016 | 10:37

Tirana, ka alarm mungesash

Tirana në “alarm” para Teutës. Humbja në Korçë nuk është shoqëruar vetëm me ankesa për gjykimin, por edhe me probleme fizike për disa lojtarë. Ilir Daja ka drejtuar një grup të cunguar dje në stërvitje.muka daja stervitje tirana Plot 8 lojtarë nuk kanë qenë në dispozicionin e tij, disa kanë vijuar terapinë, ndërsa të tjerë kanë kryer stërvitje individuale nën kontrollin e rreptë të stafit mjekësor.

Infermieria është e tejmbushur, ndërsa për arsye kartonësh i padisponueshëm është Ronald Gërçaliu. I vetmi lajm i mirë vjen nga Dritan Smajli, i cili ka ezauruar pezullimin dhe do të jetë në fushë kundër durrsakëve.

Ndërsa shenja të forta rikuperimi ka dhënë edhe Erjon Vucaj, që me gjasë do të jetë gati për këtë ndeshje. Ndoshta jo direkt si titullar, por si një alternativë më tepër në stol. Fantazisti pritet që sot t’i bashkohet grupit.

Situata – Gjergj Muzaka, Olsi Teqja dhe Dejan Karan janë parë të diferencuar dje. I pari ka pësuar një goditje në gju, i dyti në brinjët e kraharorit, ndërsa i treti ka një konfuzion në kofshë. Por duket se stafi mjekësor është optimist për gjendjen e tyre dhe shpresohet që ata të jenë gati për Teutën.

Ata dje kryen vetëm vrapime rreth fushës, si edhe ushtrime në palestër, ndërsa sot do të Gjergj Muzaka dhe Olsi Teqja duke iu drejtuar palestrës Dejan Karan duke kryer stërvitje i diferencuar shihet zyrtarisht forma e tyre.

Nëse do të kenë dhimbje, atëherë do vijojnë sërish me program special. Gentjan Muça do të jetë mungesë e madhe edhe për disa javë. Lojtari sot do të jetë në kryeqytet, por faza e riaftësimit do kërkojë ende kohë. Elis Bakaj, nga ana tjetër, vijon me shqetësimin në kavilje, ndaj nuk e ka ndalur terapinë.

Dje ka kryer edhe një rezonancë magnetike për të marrë diagnozën e saktë për këtë dëmtim. Por shanset që t’ia dalë janë minimale. Ervin Bulku vijon me të njëjtin shqetësim, ndaj edhe për këtë javë e ka mungesën e konfirmuar.

I fundit që i është shtuar listës është Hugo Almeida. Lojtari dje nuk ishte në stërvitje, pasi ka kryer një kontroll në gju. Dyshohet se ka kontuzion, por mbetet për t’u verifikuar. Këtë gjendje ai e ka prej 5 ditësh, ndaj edhe nuk luajti asnjë minutë në Korçë.

Edhe për të duket i vështirë rikuperimi në kohë. Në të gjithë këtë situatë, i vetmi që vihet në “siklet” është Ilir Daja, pasi dje u detyrua që të mos provonte as formacionin, për shkak të deficiteve në organikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"