Tirana, ikën bullgari Kavdanski

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 25, 2015 | 13:19

Tirana, ikën bullgari Kavdanski

Martin-KavdanskiMerkatoja e Tiranës nis nga “firot”. Pas Stivi Frashërit (i cili pret që të marrë vetëm lejen e kalimit), një tjetër futbollist pritet t’i japë fund aventurës me bardheblutë. Burime të sigurta në klub konfirmojnë për “Panorama Sport” se Martin Kavdansi ka kërkuar prishjen e kontratës. Gjatë ditëve të fundit, mbrojtë- si i qendrës ka folur me drejtuesit më të lartë të klubit, por edhe me stafin teknik, duke i komunikuar vendimin për “divorcin” e parakohshëm.

Megjithatë, të njëjtat burime qartësojnë se zgjidhja zyrtare do të ndodhë vetëm në ditët e fundit të këtij viti, ose në fillim të janarit, pasi futbollisti të marrë edhe disa detyrime financiare. Duket se as në klub nuk kanë në plan që ta pengojnë, duke qenë se Kavdanski nuk ka qenë kurrë prioritet për formacionin. Ai ka qenë një ndër blerjet e para të verës, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë, teksa në 18 javë kampionat ai ka është aktivizuar vetëm për 214 minuta. Kjo ka bërë që vendimi i bullgarit për t’u larguar nga Tirana të marrë edhe aprovimin e drejtuesve dhe stafit. Gjasat janë që të mos jetë i vetmi, pasi edhe emra të tjerë mund t’i shtohen listës së firove. Por, gjithçka do të vendoset edhe prej afrimeve. Pasi të konfirmohen emrat e parë në hyrje, do të zbulohen edhe largimet apo huazimet e radhës, që kryesisht do të jenë në radhët e të rinjve.

Plani

Tirana do një “pykë” dhe kjo gjë tashmë dihet. Është kjo kërkesa e parë që ka bërë trajneri Ilir Daja për merkaton. Hugo Guimaraes Silva Santos Almeida është një ndër emrat më të mundshëm dhe pritet që këto ditë t’i pritet edhe bileta e avionit. Por një opsion i mundshëm mbetet edhe Sebastiano Soza. Uruguaiani vazhdon të jetë në planet e kryeqytetasve. U është ofruar edhe Nestor Martinena, por ky element nuk u shkon shumë përshtat kërkesave të Tiranës. Ndërsa është vetofruar edhe një sulmues shqiptar që luan në Finlandë, Daut Kuqi. Sakaq, nga Vlora do të tentohen Bruno Telushi dhe Ilion Lika, paçka se afrimi i tyre është komplikuar ndjeshëm.





www.minuta90.com