Tirana i’a faturon fajin provokimeve të Partizanit, ja deklarata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2016 | 14:53

Tirana i’a faturon fajin provokimeve të Partizanit, ja deklarata

Pas deklaratës për shtyp të Partizanit, ku akuzojnë klubin e Tiranës për keq menaxhim të të gjithë takimit që degjeneroi në dhunë në derbin e zhvilluar dje në “Selman Stërmasi” kanë reaguar dhe bardheblutë.tirana1Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Tirana i’a faturon fajin për përleshjet e ndodhura në përfundim të ndeshjes tifozëve dhe drejtuesve të të kuqve të cilët sipas tyre kanë provokuar pa startuar sfida.

Ndërkohë shton se disponojnë pamje të patransmetuara që vërtetojnë gjithçka çfarë ka ndodhur, pamje të cilat do ti dorëzohen organeve kompetente.

Deklarata 

KF Tirana nepermjet kesaj deklarate per shtyp falenderon skuadren, stafin teknik dhe vecanerisht tifozet bardheblu per gjithcka te gjithe se bashku i dhuruam dje njeri-tjetrit. Perkunder paragjykimeve, Tirana tregoi dhe rikonfirmoi ndershmerine qe e ka karakterizuar klubin gjithmone, duke luajtur drejt dhe duke i qendruar larg kompromiseve.

Pasioni, karakteri dhe krenaria per ate cfare te gjithe se bashku perfaqesojme nen ngjyrat bardheblu, ishte dje dominues ne nje ndeshje perballe nje kundershtari qe nuk luante vetem me 11 futbolliste.

KF Tirana ka marre te gjithe masat organizative per zhvillimin dhe mbarevajtjen e ndeshjes, takim i cili ka perfunduar ashtu si ka nisur mes provokimesh te shumta nga kundershtaret. Thyerja e autobuzit te skuadres bardheblu nga tifozet e kuq kur ekipi po mberrinte ne stadium, thyerje stolash, ofendime te panumerta pergjate takimit dhe ne perfundim te tij nga persona te paautorizuar per te hyre ne stadium.

KF Tirana denon dhunen dhe incidentet ne nje ndeshje te tensionuar ashtu sic denon publikisht dhe personat te cilet per interesa personale prodhuan tension artificial edhe kur cdo gje kishte mbaruar. Klubi nuk do te nxitohet per te dale ne konkluzione por do te analizoje materialet filmike per te marre me pas masat e nevojshme. KF Tirana disponon pamje te patransmetuara qe vertetojne gjithcka ka ndodhur, pamje te cilat do ti dorezohen organeve kompetente.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"