Tirana i thotë lamtumirë Europës, Flamurtari merr pikë mbijetese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2016 | 20:58

Tirana i thotë lamtumirë Europës, Flamurtari merr pikë mbijetese

Tirana i thotë lamtumirë pretendimeve për të zënë një pozicion në Ligën e Europës, ndërsa Flamurtari merr pikë mbijetese. Vlonjatët fituan me rezultatin 2-1 mbrëmjen e së dielës ndaj bardhebluve, duke dalë nga zona e rrezikut për rënien nga kategoria.

13177099_1699548180301297_5385932842151666198_nAktualisht, Flamurtari ndodhet në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Tirana ndalet në kuotën e 50 pikëve.

Dy golat për Flamurtarin u shënuan nga Telushi në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Alvesh realizoi golin e sigurisë në minutën e 71′ të pjesës së dytë. Ndërsa për miqtë realizoi  Papa në minutën e 78′.

Rezultati përfundimtar:

Flamurtari – Tirana          2 – 1
Gol:
Telushi 45′, Daniljo Alvesh 71′/ Papa 78′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"