Tirana i beson të rinjve, një mbrojtës dhe një portier prezantohen te bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 13:35

Tirana i beson të rinjve, një mbrojtës dhe një portier prezantohen te bardheblutë

Tirana ka prezantuar afrimin e dy lojtarëve në ekipin e parë ditën e sotme. Mbrojtësi Omar Musaj dhe portieri Marvin Kodra, do të jenë nën urdhrat e Egbosë për sezonin e ri.

LJK

Tirana nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, njofton se ka afruar nga akademia dy futbollistët, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen.

Në këtë mënyrë, bardheblutë përforcojnë skuadrën me lojtarë të talentuar, të cilët shpresojnë të tregojnë paraqitje të shkëlqyera me skuadrën kampione, për të bërë më pas kalimin në një kampionat më të madh.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton dy afrime të reja nga Akademia e Futbollit Tirana. Mbrojtësi i majtë Omar Musaj dhe portieri Marvin Kodra zyrtarizuan sot bashkimin e tyre me ekipin e parë për sezonin e ri. Mbrojtësi 18 vjecar dhe gardiani shtatlartë vijnë si një përforcim i mirë për skuadrën. I urojmë suksese me fanellën bardheblu.

kdjsk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"