Tirana i bëri ofertë, Kristal Abazaj shfaqet me kandidatin për president të klubit turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 13:28

Tirana i bëri ofertë, Kristal Abazaj shfaqet me kandidatin për president të klubit turk

E ardhmja e Kristal Abazajt pritet të jetë në elitën e kampionatit turk. Së fundmi Abazaj është parë nën shoqërinë e Ahmet Kose, i cili sipas mediave turke pritet të marrë në pronësinë e tij, klubin e Superligës turke, Jeni Malatiaspor.

Abazaj2

Pikërisht edhe e ardhmja e Abazajt pritet të jetë te ky klubi, ku mund të afrohet në huazim nga skuadra e Anderlehtit.

Abazaj kishte marrë edhe ofertë nga Tirana, por duket se një marrëveshje nuk u arrit dhe tashmë e ardhmja e sulmuesit duket se do të jetë në Turqi te Jeni Malatiaspor.

Ditët e fundit u përfol se Abazaj kishte akord me skuadrën e Ankaraspor, por e vërteta është ndryshe.

2ACC5C01-263B-4469-AC01-2CB201080941

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"