Tirana i befason të gjithë, tërhiqet nga kampionati prej… financave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 18:34

Tirana i befason të gjithë, tërhiqet nga kampionati prej… financave

Nëpërmjet një deklarate drejtuar mediave, klubi i basketbollit për meshkujt, Tirana, bën me dije, se nuk do të jetë pjesëmarrës në sezonin 2018-2019 të Ligës Ballkanike, dhe shkak për këtë janë bërë financat.

tirana basketboll

Siç sqaron vetë klubi, pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të siguruar mbështetje ekonomike, në fund, me financat që disponojnë, ata nuk ia kanë dalë dot që të sigurojnë ato para që i nevojiteshin, të ishin pjesë e Ligës Ballkanike për këtë sezon.

NJOFTIMI DREJTUAR MEDIAVE

Shoqata Basketbollit Tirana Meshkuj dëshiron të informojë se nuk do të jetë pjesëmarrëse e Ligës Ballkanike për sezonin 2018-2019. Mospjesëmarrja jonë vjen për arsye madhore dhe jo për dëshirën tonë. Financat që disponojmë nuk na lejojnë pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Përpjekjet nga ana e stafit kanë qenë të panumërta për të siguruar anën ekonomike, por nuk ia arritëm dot. Pas dy viteve në Ligën Ballkanike, mes shumë arritjeve, që kanë kontribuar në rritjen e njohjes së basketbollit shqiptar në rajon, jemi të detyruar të marrim këtë vendim, ndërsa falënderojmë Shai Shtriks për mbështetjen e dhënë dhe të gjithë stafin e tij të Ligës Ballkanike. Objektivat tona nuk ndryshojnë. Impenjimi dhe përkushtimi i të gjithëve do të jetë maksimal që Tirana të jetë përsëri kampione e Shqipërisë.

Presidenti i Shoqatës Basketboll Tirana Meshkuj

Angelo Koleka

tirana basketboll njoftimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"