Tirana, Halili nis takimet me “senatorët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2016 | 15:41

Tirana, Halili nis takimet me “senatorët”

Tirana mbylli një se zon të dështuar. Bardheblutë u nisën si pretendentë për titullin dhe përfunduan jo vetëm pa asnjë trofe të fituar, por nuk siguruan dot as pjesëmarrjen në Europë. Aktualisht, lojtarët dhe stafi teknik kanë nisur pushimet.tirana Por, është presidenti Refik Halili ai që nuk dëshiron të humbasë kohë. Dhe, kreu i klubit bardheblu ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Presioni nga ana e tifozëve thuajse gjatë të gjithë sezonit për mungesën e një titulli, e ka detyruar Halilin që të mendojë seriozisht për një skuadër të denjë që të synojë titullin. Burime të sigurta pranë klubit kanë bërë të ditur se presidenti ka nisur takimet me titullarët e kampionatit që u mbyll.

Takimet

Një pjese të lojtarëve u përfundon kontrata këtë verë, në një kohë që ka edhe të tjerë që kanë ende edhe një vit. Megjithatë, mësohet se Halili ka nisur takimet me thuajse të gjithë titullarët. Me ata që u përfundon kontrata do të diskutohet për të arritur në një pikë të përbashkët nëse mund të vazhdohet bashkëpunimi ose jo.

Gjithashtu, Halili pritet që këto ditë të ketë takime edhe me lojtarët e tjerë që kanë kontratë për të vendosur nëse do të qëndrojnë ose jo. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve pritet të më- sohet përfundimisht edhe emri i trajnerit që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Klubi nuk e ka pranuar dorëheqjen e teknikut Ilir Daja, duke thënë se do të rinegociojë me të, por që ende nuk ka një vendim zyrtarisht për këtë çështje. Megjithatë, puna nga ana e presidentit ka nisur tashmë për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri. Situata Edvan Bakajt, Erjon Hoxhallarit, Dejan Karanit, Dritan Smajlit, Dorian Kërçikut, Argjend Malajt, Elis Bakajt dhe Masato Fukuit u përfundon kontrata në fund të majit.

Thuajse të gjithë titullarë gjatë kampionatit të kaluar, pritet që një pjesë e mirë e tyre të synohet të mbahen sërish nga klubi bardheblu. Ditët në vazhdim do të sjellin edhe zhvillime në lidhje me formatimin e ri të skuadrës.

Përgatiti: BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"