Tirana grumbullohet në kryeqytet për sfidën ndaj Kukësit, ja axhenda e bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 10:59

Tirana grumbullohet në kryeqytet për sfidën ndaj Kukësit, ja axhenda e bardhebluve

Tirana është grumbulluar që mbrëmjen e djeshme. Në vigjilje të përballjes me Kukësin, skuadra kryeqytetase ka zgjedhur një prej hoteleve në Tiranë për të qëndruar në grumbullim 48 orë përpara takimit me verilindorët.

tirana

Pasditja e djeshme ka qenë orari kur skuadra bardheblu është grumbulluar në hotel, teksa sot do të zhvillojë përgatitjet e fundit në “Skënder Halili” përpara se të udhëtojë drejt Kukësit. Pas seancës së fundit stërvitore, sot skuadra bardheblu pritet që të lërë kryeqytetin për të udhëtuar në Kukës, për të pritur atje sfidën e nesërme ndaj Kukësit, e vlefshme për 90 minutat e kthimit në Kupën e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"