“Tirana gjithmonë ka dominuar në derbi”, Morina: Ju tregoj sekretin e golit …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 17:16

“Tirana gjithmonë ka dominuar në derbi”, Morina: Ju tregoj sekretin e golit …

Mario Morina dëshi ron që derbin ta fi tojë Tirana. Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi flet për gjendjen e ekipit para derbit me të kuqtë. Konsideron golin më të bukur atë ndaj të kuqve, në sfidën që barazoi Nexhipi në minutën e 93-të. Morina është një emër i njohur i bardhebluve. 

Morina gol ne Partizani-Tirana 1-2

Ka dalë nga akademia e Tiranës dhe në dy periudha të ndryshme ka veshur për më shumë se 100 ndeshje fanellën bardheblu. Në karrierën e tij me Tiranën, ai ka shënuar më shumë se 25 gola, ka fituar tri Kupa të Shqipërisë, tri Superkupa të Shqipërisë dhe konsiderohej një nga talentet e mëdha të bardhebluve…

Mario Morina është lojtari  i vetëm në aktivitet që ka tre gola të shënuar në derbi. Si e shihni këtë herë Partizani-Tirana? 

Do të jetë një ndeshje e bukur. Do të luhet në një stadium të ri. Shoh që ka një mobilizim tjetër te Tirana dhe ndoshta le të fitojnë dhe ta marrin si një pikë kthese pas rezultateve jo të mira.

Pse mendoni se Tirana është gati për të fituar në këtë ndeshje?

Kam kohë që jam këtu me Tiranën dhe i kam parë nga afër djemtë. Janë shumë të mobilizuar këtë javë. Shpresoj me një rezultat pozitiv. Dua që ta fitojë Tirana derbin. Kjo nuk ka diskutim. Për më tepër unë jam tifoz i Tiranës. Kam dalë prej asaj skuadre dhe është diçka speciale. Të luaje me Tiranën, ishte diçka e veçantë. Akoma më e veçantë është edhe të shënosh në derbi.

Çfarë i mungon kësaj skuadre që nuk ia del dot të fitojë derbin prej më shumë se pesë vitesh?

Çfarë i mungon? Ndonjëherë është edhe çështje fati. Të gjitha ndeshjet edhe kur kanë barazuar dhe humbur i kanë dominuar. Pasqyra më e mirë është derbi i fundit që pamë. Tirana kontrolloi lojën. Tirana luajti me një portë. Ata dy raste, dy gola. Unë e shoh çështje fati.

morina

 Cila është pika më e fortë dhe pika më e dobët e Tiranës në këtë moment që flasim?

Ndoshta nuk jam i duhuri që mund të flas për këto gjëra. Grupi është pika më e fortë. Them kështu, sepse në Shqipëri nuk ka një lojtar që mund të marrë përsipër t’i fitojë i vetëm ndeshjet. Po ishin grup mund të arrijnë rezultate shumë të mira.

Si është formula e golit në derbi? Ju jeni eksperti i kësaj pune me tre gola ndaj Partizanit?

Nuk ka asgjë të veçantë. Thjesht duhet të jesh shumë i qetë. Kur të vijë rasti, të mos flesh por ta shpenzosh dhe ta çosh topin në rrjetë. Të shënosh është ndjesi e bukur. Por të shënosh në derbi është akoma ndjesi edhe më e bukur. Diçka e rrallë për një lojtar. Të gjithë tifozët ekzaltohen, stadiumi “digjet”. Nga ana personale është një nga ngjarjet më të bukura në karrierë.

Kaq shumë presion ka derbi. Shumë habiten kur futen në stadium për ta luajtur këtë takim… 

Kjo është edhe me tip. Ata që kanë pak eksperiencë, mund ta ndiejnë shumë presionin. Ata me shumë, nuk e kanë fare problem. Unë kurrë nuk e kam ndier këtë lloj presioni.

mario morina

Thjesht lojtarët duhet të përqendrohen te ndeshja. Unë kam qenë edhe në ndeshje kur jemi mundur. Lojtarët duhet të mos përfshihen nga ndjenjat. Duhet të japin 100 për qind. Unë personalisht e ndiej atë ndeshje dhe jap më të mirën time. Skuadra duhet ta marrë me qetësi dhe të mos ndikohet nga asgjë.

Po stërviteni te Tirana. Mund t’ju shohim bardheblu?

Për momentin po stërvitem te Tirana. Për të ardhmen, siç i themi ne…, kismet.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"