Tirana gjen qetësi, vjen Gilberto, sulmuesi: U riktheva për trofe te bardheblutë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 8, 2015 | 15:02

Tirana gjen qetësi, vjen Gilberto, sulmuesi: U riktheva për trofe te bardheblutë

gilbertoGilberto Fortunato më në fund zbarkon në kryeqytet. Lojtari ka mbërritur dje paradite në Shqipëri, duke zyrtarizuar kështu edhe rikthimin te bardheblutë, pas një shkëputjeje 1- vjeçare. E vetmja gjë që mbetet tani është që të hidhet firma mbi kontratë, që, me sa duket, është vetëm një formalitet, pasi palët kanë gjetur marrëveshjen mbi gjithçka, duke përfshirë edhe termat financiarë. Braziliani pritet që nesër të dalë edhe në stërvitje, duke u vënë kështu nën urdhrat e trajnerit Shkëlqim Muça. Ky i fundit ka ngulmuar gjithnjë për një “pykë” dhe klubi duket se ia ka plotësuar dëshir ën, duke përzgjedhur Gilberton për këtë rol. Me këtë lojtar forcohet ndjeshëm ofensiva, repart që në ditët e fundit mbeti thuajse bosh.

Klubi – Klubi e ka reklamuar rikthimin e brazilianit si një lëvizje të madhe, madje në një deklaratë për mediat ata kanë premtuar se kjo nuk do të jetë blerja e fundit në këtë merkato. “Gilberto Fortunato, ashtu si klubi kishte premtuar, është rikthyer më në fund në Shqipëri. Sulmuesi brazilian ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit dhe sot (dje) atë e ka pritur në Tiranë drejtori sportiv, Devi Muka. Afrimi i Gilbertos është një lëvizje e madhe për sulmin, duke qene se vlerat e tij njihen në futbollin shqiptar. Në fillim të javës sulmuesi do të prezantohet para mediave. Ky nuk do të jetë përforcimi i fundit për sezonin e ri”, shkruan klubi në “Facebook”.

Lojtari – “Jam i lumtur për rikthimin. Në fakt u vonua disi, pasi kam pasur disa oferta nga vende të tjera, ndaj erdha vetëm në muajin gusht. Unë e njoh këtë ekip dhe e di që ambientimi do të jetë i lehtë e i shpejtë. Ajo që më ka bërë përshtypje te Tirana janë tifozët. Janë të mrekullueshëm, kujtoj që mbështesnin ekipin edhe në një moment delikat. Trajnerin Muça nuk e njoh, por sapo mbërrita, e takova dhe jam i bindur që do të shkojmë mirë, pasi menjëherë patëm një ‘feeling’. Këtë sezon të ri do të mundohem që të jap maksimumin tim. Shpresoj që të shënoj mbi 10 gola dhe të fitojmë trofe”, ka deklaruar Gilberto për “Super Sport”





www.minuta90.com