Tirana gjen fantazist, Ze Maria merr “fiksimin” e tij në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2017 | 23:03

Tirana gjen fantazist, Ze Maria merr “fiksimin” e tij në janar

Tirana me shumë gjasa do të transferojë një mesfushor në merkaton e janarit. Klubi bardheblu duket se ka arritur marrëveshjen me Gor Mahian, klubin ku më parë ka qenë trajner braziliani Ze Maria, në Kenia.

keneth muguna

Keneth Muguna duket se do të jetë goditja e kryeqytetasve në merkaton e janarit. Tek Tirana duket se kanë arritur edhe marrëveshjen me klubin e Gor Mahias. “Është e vërtetë, Tirana po e kërkon me ngulm Mugunan, dhe vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me ta. Muguna është një lojtar i talentuar, por nëse marrim një ofertë të mirë dhe nëse lojtari ka vullnet të largohet, ne nuk do e ndalojmë dot” – shprehen drejtues nga klubi kenian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"