Tirana – Flamurtari 1-2/ Gjyqtari “e lëshon” dorën me kartonët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2016 | 9:40

Tirana – Flamurtari 1-2/ Gjyqtari “e lëshon” dorën me kartonët

Tirana e ka mbyllur ndeshjen me nëntë lojtarë. Në minutën e 42- të, Flamurtari pretendon penallti për prekje të topit me dorë nga Dejan Karan, por kryesori lejon avantazhin.

tirana flamurtari kupeMë pas është Alvesh që bën të njëjtën gjë dhe, në këtë moment, vjen vërshëllima e gjyqtarit kryesor. Momenti i dytë është ndëshkimi i Hoxhallarit me dy kartonë të verdhë. Në të parin, mbrojtësi pëson ndërhyrje, por Alla e vlerëson si simulim dhe e ndëshkon me të verdhë.

Një ndërhyrje në mesfushë, në të 77-ën, sjell të dytin për lojtarin bardheblu, ndërkohë që mund të ishte kaluar edhe me një këshillim. Në minutat e fundit, Alvesh vonon lojën me pretendimin se është i dëmtuar.

Teqjen, në pritje për të kryer rivënien anësore, e lënë nervat dhe ia hedh topin në kokë. Reagon gjyqtari dhe bëhet gati t’i tregojë të verdhin, por mesfushori mundohet ta ndalojë me duar dhe Alla direkt i nxjerr të kuqin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"