Tirana – Flamurtari 0-0 , ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2016 | 14:00

Tirana – Flamurtari 0-0 , ja çfarë nuk u pa në TV

* Gjergj Muzaka ndryshon “look”. Mesfushori i Tiranës kishte prerë flokët shumë shkurt, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim. Tirana - Flamurtari* Policët, pasi morën vesh që tifozët nuk do ishin në stadium, nuk e shmangën dot gëzimin, madje një prej tyre u dëgjua kur tha: “Sikur të mos vinin edhe futbollistët”.

* Daja këshillon Edvan Bakajn në një moment kur portieri po ankohej ndaj gjykimit. Por trajneri në pjesën e dytë i është drejtuar edhe Karabecit pas një ndërhyrjeje, teksa shprehimisht i tha: “Po ti e ke në presion, çfarë faulli shkakton”. Madje, ky episod solli edhe reagimin e tifozëve vlonjatë që duartrokitën Dajën.

* Besnik Krasniqi mbeti pezull dhe nuk po e kuptonte nëse do të futej apo jo në fushë. Në të 70-ën, ai priste sinjalizimin e kryesorit, pasi stafi mjekësor pat komunikuar se Idrizaj nuk ia dilte pas dëmtimit. Por jo, mbrojtësi u fut në fushë dhe kosovari u detyrua të kthehej në pankinë. Gjithsesi kjo zgjati pak kohë, pasi në të 72-ën u zyrtarizua edhe ndërrimi.

* Nuk ka pushim për Tiranën. Duke nisur nga sot, do të mendojnë për një tjetër duel vendimtar, këtë herë ndaj Vllaznisë. Vetëm sot pritet që stafi teknik të bëjë edhe bilancin e mungesave.

* Për minuta me radhë, lojtarët e Flamurtarit dhe ata të Tiranës po kryenin nxehmje në një vend. Gjë që është kategorikisht e ndaluar, megjithatë kjo u dallua pas 4 minutash, duke i detyruar futbollistët miq që të kalonin në anën tjetër të fushës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"