Tirana është “Made in Laçi”/ Ja sa ish-bardhezinj i janë bashkuar kryeqytetasve deri më sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2023 | 20:42

Tirana është “Made in Laçi”/ Ja sa ish-bardhezinj i janë bashkuar kryeqytetasve deri më sot

Disa falen te Kisha e Laçit. Të tjerë u rrëm bejnë lojtarë kurbinasve. Ky është realiteti. Tirana do të luajë këtë fundjavë me Laçin. Mes dy skuadrave gjithmonë ka pasur konkurrencë të shëndetshme në fushën e lojës.

laci

Këtë sezon në sfidën e parë takimi është mbyllur në barazim 3-3, me Xhixhën që shkëlqeu në fushën e lojës, por nuk ia doli t’i jepte fitoren Tiranës përballë ish-skuadrës së tij. Tej të gjithave, Tirana e sotme është një “Made in Laçi”. Themi kështu, pasi tetë nga 25 lojtarët aktualë që ka Tirana kanë luajtur së bashku te kurbinasit. Janë dy grupet e lojtarëve që kanë qenë bashkë. Të “vjetrit” dhe të rinj.

TË “VJETRIT” – Bëhet fjalë për pesë lojtarë, Redon Xhixha, Bruno Lulaj, Sherif Kallaku, Ardit Deliu, Bruno Lulaj dhe Regi Lushkja. Të pestë kanë luajtur në periudhën 2015-2022. Të gjithë janë lojtarët më të mirë të Laçit që kanë dominuar në fushë. Lushkja, Deliu dhe Xhixha kanë luajtur më shumë, më pak Lulaj dhe Kallaku.

TË RINJTË – Janë tre lojtarë që kanë luajtur me një pjesë të të “vjetërve” dhe atyre që qëndruan deri para pak kohës. Bëhet fjalë për Dijar Nikqi, Elvi Berisha dhe Arbër Bytyqi. Duke bërë një llogari të vogël te Tirana janë tetë lojtarë, të cilët bëjnë një formacion të plotë laçian te Tirana. 11-shen e plotëson vetëm një portier dhe dy mbrojtës.

TIRANA MADE IN LACI

Diçka e veçantë ajo e Tiranës që ka transferuar në skuadrën e saj lojtarët më të mirë të Laçit këto vitet e fundit. Nga ana tjetër, duket se Tirana ka fituar, pasi të gjithë lojtarët nuk kalojnë të 26 vitet, ndërsa futbollistë si Xhixha pritet t’u sjellin të ardhura të jashtëzakonshme këtë merkato janari. Për më tepër që tani në ekip, bardheblutë kanë triadën e famshme, Kallaku-Deliu-Lushkja. Të shohim të premten, por kjo Tiranë i ka rrënjët në Kurbin.

OLSI AVDIAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"