“Tirana është akoma në garë për titull”, Djarmati: Licencimi në UEFA ndikoi pozitivisht te lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 22:42

“Tirana është akoma në garë për titull”, Djarmati: Licencimi në UEFA ndikoi pozitivisht te lojtarët

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati është i ftuar në emision “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në “News 24” ku foli për situatën aktuale të  Vllaznia.

bandicam 2021-04-18 22-20-58-391

“Unë mendoj se dhe dy ose tre javë tjera Tirana është akoma në garë për titull. Nuk mund të themi që janë katër skuadra në garë për kampionat, por janë 5 bashkë me Tiranën.

Tani ka mbaruar përqendrimi i kupës sepse kur të mbaroj kampionati 4 ditë mbrapa do të luhet finalja e kupës. Nuk ka më të bëjmë llogari lodhjeje sepse s’ka ndeshje Kupe, kupa vjen si qershi mbi tortë në fund të kampionatit. Nuk e shoh Teutën më të favorizuar vetëm se doli nga kupa. Jemi në një situatë të barabartë me ta.

Besoj se ndeshja kundër Kastriotit në Kamëz ishte një shtyse pozitive për ne pas një serie rezultatesh te dobëta. Çdo gjë ka ndryshuar për ne,  jemi ne rrugën e duhur dhe besoj se deri ne fund te kampionatit do jemi ne mes te 4 skuadra më të mira në Shqipëri

Kush nuk jeton në Shkodër nuk e njeh ambientin sepse aty kërkojnë edhe lojë të bukur edhe rezultat. Pas një faze të dobët kemi gjetur problemin dhe po bëjmë mirë, jemi në finale të kupës dhe dy pikë larg Teutës, ku deri në fund të kampionatit janë 8 ndeshje dhe kemi sfidë direkte kundër Teutës. Kemi objektiv kampionatin dhe shpresojmë deri në fund. Më mirë të fitojmë kampionatin se Kupën.

Nuk do ta ndryshojmë stilin e lojës, do jetë ai stil që kemi ndërtuar që ne fillim. Askush nuk i ka përmendur kushtet skandaloze te fushës në Shkodër ku ra shi për tre muaj rresht dhe nuk mundëm të stërviteshim rregullisht. Mbrojtja më e mirë është sulmi dhe do të vazhdojmë me këtë moto.

Licencimi nga UEFA ka sjellë pak presion pasi ishin shumë lek në mes, por tek lojtarët ka ndikuar pozitivisht kjo gjë. Laçin e shoh shumë të fortë pasi 4 pikë diferencë nuk janë asgjë. Partizani është i vetmi ekip me eksperiencë në tabelë, por dhe ata kanë vetëm dy lojtarë që nga fitimi i titullit kampion para dy vitesh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"