Tirana e varur nga Redoni / Gjendet lideri i ri i repartit të avancuar, sulmuesi ka sezonin e jetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2022 | 16:54

Tirana e varur nga Redoni / Gjendet lideri i ri i repartit të avancuar, sulmuesi ka sezonin e jetës

Redon Xhixha është ylli i ri i Superiores. Në gjashtë javë ka shënuar 7 gola. Një ecuri e jashtëzakonshme me Xhixhën që ka nisjen më të mirë të kampionatit.

xhixha

Mjafton që të kujtosh se në pesë sezonet e fundit, pa llogaritur këtë aktualin, Xhixha ka shënuar 7 gola gjithsej në pesë sezone, ndërsa në gjashtë javë të sezonit të fundit ka shënuar 7 gola.

Një ngritje e madhe e Redonit që tashmë ka shënuar se tri sezone, dhe duhet të thyejë dy sezonet rekord të tij me 12 dhe 14 gola.

Xhixha është mbreti i këtij sezoni, sepse veç golave ka një asist dhe 751 minuta në fushën e lojës. 14 gola shënoi sezonin e shkuar Redon Xhixha me fanellën e Tiranës. Lojtari edhe vjet ishte vendimtar në shumë ndeshje që vendosën titullin.

XHIXHA – Veç dopietës ndaj Partizanit, Xhixha këtë sezon e ka nisur në maksimum.

I ka shënuar Teutës, skuadrës që e ka gjahun e preferuar. Tre gola në portën e Qirkos, çka ka sjellë edhe fitoren e Tiranës.

Jo vetëm kaq, por në javën e parë ndaj Kukësit shënoi një gol që solli një pikë. Nëndeshjen e dytë me Egnatian dhaasistin e një goli.

Në sfidën meVllazninë shënoi sërish, por skuadra u mund. Takimi i vetëm që nukka bërë gjë ishte ai me Kastriotindhe në atë rast Tirana barazoi pagola. Të mos harrojmë dy golat në katër ndeshjet europiane.

Xhixha gjithashtu është edhelojtari më i shtrenjtë i Tiranësnë “Transfermarkt”. Vlera e kartonit të Redon Xhixhës në “Transfermarkt” është 475 mijëeuro. Lojtari është futbollisti mëi shtrenjtë që ka Tirana në grup.

golat xhixha

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"